Ballina Editorial E prenë në besë, apo na preu në besë Doktori?

E prenë në besë, apo na preu në besë Doktori?

68
0

Nga Armir Shkurti

 

Atje nisi, atje mbaroj,

Atje krisi, atje pushoj,

Rrufe-shkab’ e Malësisë,

Në një shkëmb të Dragobisë.

Një orë plot zgjati “protesta më e fuqishme që Shqipëria s’e ka parë kurrë”. Në 18:43 Doktori i hipi makinës e la sheshin.

Më jepni një mendje ju lutem, se unë nuk kuptova shumë gjëra:

1 – Parullat më së shumti i referoheshin verës së shtrenjtë që ka pirë Rama.

a. A është kjo kauza e opozitës?

b. A mundet që kjo kauzë të mobilizojë zemërimin popullor e të përmbysë Ramën?

2 – A ishte kjo protesta më e fuqishme që ka njohur Shqipëria?

a. Nëse po, çfarë solli?

b. Nëse jo:

– e prenë në besë Doktorin?

– na preu në besë Doktori?

– diçka tjetër?

3 – A është koha që demokratët të marrin në dorë partinë, ta shohin realitetin në sy, riorganizohen e të ndërtojnë strategji, struktura e mbi të gjitha, lidership?

4 – Pjesmarrja kaq e dobët (në raport me situatën, rrethanat dhe kushtet ku ndodhet vendi dhe PD) a mund të konsiderohet refuzim i masës me integritet të demokratëve ndaj shpërdorimit prej Berishës?