Një 66-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga soleta e një banese katër katëshe në Tiranë.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 11:35, në rrugën “Naum Veqilharxhi”.
Në njoftimin e policisë thuhet: Më datë 08.02.2025, rreth orës 11:35, në rrugën “Naum Veqilharxhi”, në një banesë katër katëshe në pronësi të shtetasit A. G., ka rënë nga soleta punëtori shtetasi B. K., rreth 66 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.