Ballina Kosovë Edhe pse në paraburgim në Hagë, ish-krerët e UÇK-së ushtrojnë të drejtën...

Edhe pse në paraburgim në Hagë, ish-krerët e UÇK-së ushtrojnë të drejtën e votës në Kosovë

42
0

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në Dhomat e Specializuara në Hagë kanë votuar për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi i cili tha se shtetasit e Kosovës kanë realizuar të drejtën kushtetuese sipas procedurave dhe akteve nënligjore të KQZ-së.

“Mund t’iu konfirmoj se shtetasit e Kosovës që ndodhen në Dhomat e Specializuara, në Hagë, kanë realizuar të drejtën kushtetuese dhe kanë votuar në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, sipas procedurave dhe akteve nënligjore të KQZ-së”, tha Elezi.

Ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë janë ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-deputeti Rexhep Selimi.