Plagosi rëndë me thikë një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, arrestohet në flagrancë 25-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, për një konflikt ndërmjet dy shtetasve, në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, kanë organizuar punën me qëllim zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.
Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Ç., 25 vjeç, banues në Stan Karbunarë.
Nga veprimet hetimore të deritanishme, dyshohet se 25-vjeçari, mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, Lushnjë, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) dhe i ka shkaktuar dëmtime të rënda, shtetasit A. Y., 26 vjeç, banues në Karbunarë , i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”