Ballina Politika Në sheshin ku u vranë katër persona, aktorja i kujton Berishës “21...

Në sheshin ku u vranë katër persona, aktorja i kujton Berishës “21 janarin”: Jeta e atij që merrni…

103
0

Partia Demokratike mbajti protestën e radhës para Kryeministrisë. Një nga folëset e tubimit të sotëm të PD-së, duket se vuri në ‘siklet’ shefat e saj, të cilët duket se qeshnin me zor teksa dëgjonin fjalimin e saj.

Aktorja Juli Emiri në fjalimin e saj foli për vjedhjet për vrasjet. Por, duket se ‘padashje’ i kujtoi Berishës 21 janarin. Ironia është se aktorja flet për vrasjet pikërisht në sheshin ku në vitin 2011 u vranë 4 protestues me plumbat e shtetit gjatë qeverisjes Berisha.

“A e dini ju që vidhni që një jetë keni. Po ju shkon jeta kot ngaqë kërkoni për t’i fshehur e nuk din iku t’i çoni ata që keni vjedhur. A e dini ju që vrisni se një jetë keni dhe jeta e atij që e merrni një bëhet e juaja”, tha ajo.