Ballina Kronika Panik në Tiranë, një person i vë flakën vetes pranë një karburanti

Panik në Tiranë, një person i vë flakën vetes pranë një karburanti

56
0

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 08.02.2025, rreth orës 19:05, tek Pallati me Shigjeta, në afërsi të një karburanti ka tentuar të dëmtojë veten dyshohet me lëndë djegëse shtetasi I. Q., rreth 60 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në menyrë të menjëhershme duke neutralizuar përhapjen e zjarrit në trup.

Shtetasi I. Q u transportua me ambulancë për ndihmë mjekësore, pasi ka pësuar djegie në fytyrë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.