Ballina Aktualitet Parashikimi i motit për sot, 8 shkurt 2025

Parashikimi i motit për sot, 8 shkurt 2025

30
0

Territori shqiptar do të vijojë të mbetet nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe të ftohtë gjatë gjithë paradites.

Pjesa e dytë e ditës do të ketë herë pas here kalime vranësirash, ku më të theksuar do të jenë në zonat malore verilindore dhe juglindore, por nuk priten reshje. Parashikohet që të njëjtat kushte atmosferike të na shoqërojnë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes, por ulen në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga -3°C vlera minimale në Bulqizë deri në 14°C vlera maksimale në Durrës dhe Sarandë.

Era do të fryjë e lehte dhe mesatare duke arritur shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi Verilindor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë.