Ballina Bota Rrëshqitje masive dheu në Kinë, 30 të zhdukur dhe 10 banesa të...

Rrëshqitje masive dheu në Kinë, 30 të zhdukur dhe 10 banesa të shkatërruara

37
0

Rreth 30 persona rezultojnë të zhdukur pas një rrëshqitje dheu në Kinë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se dheu ka zënë poshtë 10 banesa.

Dy persona janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat, ndërsa rreth 200 janë evakuuar nga zona, sipas mediave shtetërore.

Presidenti Xi Jinping shprehu shqetësimin dhe u kërkoi autoriteteve të bëjnë çdo përpjekje për të gjetur personat e zhdukur.

Kryeministri kinez Li Qiang kërkoi një hetim dhe inspektim të rreziqeve të mundshme gjeologjike në zonat afër.

Li tha gjithashtu se banorët që rrezikohen duhet të evakuohen për të parandaluar një fatkeqësi tjetër, sipas agjencisë së lajmeve Xinhua.