Ballina Kronika Sherr i dhunshëm në Durrës, shoqërohen në polici 2 persona

Sherr i dhunshëm në Durrës, shoqërohen në polici 2 persona

139
0

Një konflikt i dhunshëm ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune në lagjen nr. 18 të Durrësit, në aksin rrugor “Aleksandër Goga”. Sipas burimeve zyrtare nga policia, dy persona janë përfshirë në një sherr fizik, duke përdorur grushta dhe sende të forta ndaj njëri-tjetrit.

Menjëherë pas sinjalizimit të situatës, forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë ndaluar dy personat e përfshirë në konflikt, duke i shoqëruar në komisariat për të vijuar procedurat e mëtejshme ligjore.

Aktualisht, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, pasi nuk dihet ende shkaqet dhe motivet që çuan në këtë përplasje të dhunshme.