Policia ka vendosur në pranga Arsen Matollarin, i cili në bashkëpunim me 26-vjeçarin Ervis Belollari ( i cili u arrestua në flagrancë ditën e djeshme) mashtruan një biznesmen duke i marrë 6 mijë euro.
32-vjeçari, banues në Durrës, u arrestua ditën e sotme, ndërsa u sekuestrua shuma prej 4700 mijë euro, si edhe mjeti me të cilin dy të rinjtë lëviznin.
Njoftimi i policisë:
Vijon operacioni policor “Unknown”.
Ishte shpallur në kërkim pasi sëbashku me një 26-vjeçar (i arrestuar ditën e djeshme) i morën 6000 euro një shtetasi, nëpërmjet mashtrimit, vihet në pranga 32-vjeçari.
Sekuestrohen 4700 euro dhe automjeti me të cilin këta shtetas lëviznin.
Si rezultat i kontrolleve të pandërprera, falë dhe inteligjencës policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 në vijim të operacionit policor “Unknown” bënë kapjen e ndalimin e shtetasit A. M., 32 vjeç, banues në Durrës.
Ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin E. B (i arrestuar ditën e djeshme) kanë përfituar 6000 euro nga një biznesmen, duke iu prezantuar atij si përfaqësues të drejtuesit të një institucioni vendor.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit A. M., shërbimet e Policisë gjetën 4700 euro të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sëbashku me automjetin me të cilin këta shtetas lëviznin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.