Ballina Politika Spahiu: Çudira shqiptare! E djathta europiane dyfishohet, e djathta shqiptare përgjysmohet

Spahiu: Çudira shqiptare! E djathta europiane dyfishohet, e djathta shqiptare përgjysmohet

36
0

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në Report Tv, këtë mbrëmje protestën e opozitës para kryeministrisë, e cila me fjalimin e Berishës përmbylli tubimin e radhës pas rreth 1 ore.

Spahiu e merr analizën e tij, duke e krahasuar opozitën dhe të djathtën shqiptare me të djathtën në Europë dhe Amerikë. Çuditërisht kudo e djathta po pëson një rritje në numra dhe po merr pushtetin në disa vende, ndërsa vetëm në Shqipëri ndodh që e djathta ka rënie drastike.

‘Edmond Arizaj ka bërë një analizë për gjeopolitikën. Se si balancat politike po ndryshojnë. E gjithë e djathta po merr epërsi në gjithë Europën. Po dyfishohet, ndërsa në Shqipëri po përgjysmohet. Dhe e djatha ekstreme është rritur. Nuk bëhet fjalë për një të majtë në Gjermani, Francë, Austri, SHBA. E majta u rafshua. Ndërkohë që në Shqipëri ndodh e kundërta. E djathta nuk prezantohet si lidershipi ri. Aleanca e 5 të pandehurve të SPAK, Berishës, Metës, Ahmetaj, Belerit, Mediut shfaqen si shpresa për ndryshm. Është unike në planet. rotacioni do të vinte përballë një PS dhe kryeministri të dështuar pas 12 vjetësh konsum. Nuk do bëhej fjalë për një mandat të 4. E vetmja arsye që qëndron e palëkundur është mungesa e një lidershipi të djathtë që do ishte ortek. Një e djathtë e fortë do shënonte një rezultat historik. Do kishte një aleat si SPAK’, tha Spahiu për Nertil Agalliun.

Spahiu tha më tej, se Partia Demokratike duhej të kishte aleatë SPAK-un, pasi po dërgohen me mijëra zyrtarë për gjykim. Ndërkohë që PD i kundërvihet prokurorisë dhe kjo e bashkon me kauzën e Edi Ramës dhe aleatëve opozitarë, Berisha-Meta-Ahmetaj-Beleri-Mediu.

‘Aleati më i madh do ishte SPAK. Ka 1 mijë zyrtarë ë proceduar. Nuk ka ndodhur në asnjë cep të planetit. Në vend që ta ketë aleat për ta shkrirë Ramën, këta thonë do shkrimë SPAK. I bahkon i njëjti hall. 5 aleatët me dosje penale, 5 të pandehur. Keqardhje që edhe media nuk e analizon, rast për doktrinat politike ky fenomen. Bashkohet 5 familje që kanë probleme me ligjin. Dhe të gjithë kanë një qëllim të shkrijnë SPAK. Këtu pastaj hendeku i interesit popullor me interesin këtyre të pestëve.

Në momentin kur 5 aleatët me dosje penale premtojnë pensione rroge askush nuk i merr seriozisht. Aty kishte jerëz të respektuar,kam bindjen aboslute se në atë tubim as 1% nuk kanë lexuar program. Edhe po e shpërndanë do bëhen kaush për fara. Socialistët nuk kanë mbajtur premtimet, demokratët asnjëherë. Afatshkurtët e ka dominuar përmes protestës dhe ka epliksuar kundërshtarët brenda opozitës’, theksoi Spahiu.