Një incident i rëndë u shënua një ditë më parë në Bazilikën e Shën Pjetrit, Vatikan.
Një person me origjinë runmune hyri në bazilikë dhe rrëzoi në tokë gjashtë shandanë të shekullit të 19-të.
Sipas La Republicca shandanët e dëmtuar që ndodheshin në altarin qendror të Rrëfimit, nën Baldakinin e Berninit kanë një vlerë prej rreth 30 mijë eurosh.
Pas kësaj ngjarje ai u ndalua nga xhandarmëria e Vatikanit.