Shqiptari Adrian Zeko, i akuzuar për vrasjen e 12-vjeçares Zenaida Selimajt, e cila u dogj e gjallë në 23 shtator 2011 në shkallët e shtëpisë së saj, do të dalë para Gjykatës së Pireut në Greqi. Shqiptari do të dalë para gjykatës 14 vite pas ngjarjes së rëndë që i mori jetën një vajze të mitur po me origjinë shqiptare.
63-vjeçari akuzohet për vrasje në gjendje të qetë shpirtërore, zjarrvënie me dashje, tentativë përdhunimi dhe joshje e të miturit nën 14 vjeç. Ngjarja e rëndë u regjistruar më 23 shtator 2011 ku vajza shqiptare u gjet me djegie që i mbulonin 80% të trupit në shkallët e pallatit ku banonte me prindërit dhe vëllain e vogël.
Ajo u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm Shtetëror të Nicës dhe më pas në Spitalin e Fëmijëve “Agia Sophia”, ku ndërroi jetë pas 13 ditësh. Në fillim u dyshua se Zenaida kishte bërë vetëvrasje për shkak të një shënimi të shkruar me dorë nga e mitura e gjetur në shtëpinë e saj.
Megjithatë, hetimet morën kthesë dhe u përqendruan tek rrethi i ngushtë familjar i vajzës, pasi u zbulua se e mitura ishte lyer me terpentinë dhe më pas iu ishte vendosur flaka duke përdorur një çakmak.
Kontradiktat në deklaratat e gjyshit të të miturës, i cili ishte personi i fundit që e kishte parë para se t’i vihej flaka, si dhe deklarata e babait të Zenaidës, rezultuan në ndjekjen e tij penale. Megjithatë, gjyshi i të miturës u shpall i pafajshëm. Rreth nëntë vjet më vonë, u zbulua tmerri përmes fotografisë së një burri që doli në publik për një krim tjetër që kreu ndaj një të miture.
Në aktakuzë thuhet: “Shtëpia e të pandehurit kishte një ballkon me hyrje të drejtpërdrejtë në ballkonin e të miturës. Nga deklaratat e dëshmitarëve, ai e kishte ngacmuar vajzën në periudhën e mëparshme. Për sa i përket pranisë së tij në shkallët ku iu vendos flaka të miturës, ai e ka njohur menjëherë Zenaidën pavarësisht se kishte djegie në 80% të trupit, në një kohë kur prindërit e saj nuk mund ta identifikonin përveçse nga thonjtë dhe vathët që mbante.
Më tej, i pandehuri ka pohuar që në fillim se 13-vjeçarja e ka ndezur vetë zjarrin, ndërsa familjarëve dhe të afërmve i ka pohuar se ka tentuar ta shuajë zjarrin me duar dhe i ka mbështjellë me garzë. Pas ngjarjes dhe gjatë shtrimit të të miturës, i akuzuari çdo ditë shkonte në shtëpinë e saj, duke pyetur vazhdimisht familjarët e saj nëse viktima kishte denoncuar ndonjë gjë në polici”.
“Ai po aktronte dhe po tallej me ne. Unë dua që ai të paguajë për atë që i bëri vajzës sime. E bëri dhe duhet të paguajë. Nuk e di nëse kam forcë të përballem me të në gjykatë. Ai po tallej me ne. Dua që ai të dënohet sepse fshiu përgjithmonë buzëqeshjen e vajzës sonë”, tha për protothema.gr nëna e Zenaidës.
Sipas aktakuzës, pasi i pandehuri e ka joshur Zenaidën dhe ka tentuar ta përdhunojë, më pas e ka ndjekur nga shkallët e shtëpisë së saj dhe e ka djegur të gjallë, teksa e mitura tentoi të shpëtonte.
“Pasi tentoi të kryente marrëdhënie të pavullnetshme me të miturën, ai kreu akte seksuale ndaj saj, por para se ajo të rezistonte fuqishëm në mbrojtje të lirisë së saj seksuale dhe të tentonte të ikte përmes shkallëve shtëpisë së saj, ai e dogji për të fshehur çdo provë inkriminuese në trupin e saj nga akti i tij i mëparshëm kriminal, duke përdorur një lëng të ndezshëm dhe më pas i vuri plakën”.
Në fund të dhjetorit 2020, Policia greke publikoi, pas një urdhri përkatës të Prokurorisë së Pireut, të dhënat e identitetit dhe foton e burrit. Ai eshte Adrian Zeko nga Shqipëria, i cili akuzohet për përdhunim të vazhdueshëm pa pëlqimin e viktimës dhe për veprime seksuale me një të mitur nën moshën dymbëdhjetë vjeç.