Ballina Sport Alphonso Davies “detyroi” klubin të paguajë një bonus të llahtarshëm për rinovimin!

Alphonso Davies “detyroi” klubin të paguajë një bonus të llahtarshëm për rinovimin!

66
0

Alphonso ia arriti qëllimit. Duke biseduar prej më shumë se një viti me drejtuesit e Real Madridit, mbrojtësi kanadez bindi Bayern që të fuste duart thellë në xhep për rinovimin e tij.

Anësori i majtë ka firmosur kontratën e re deri në qershor 2030 dhe lajmi tashmë është zyrtar. Po sa i ka kushtuar klubit ky rinovim? Detajet janë zbuluar nga “Bayern-Insider”.

Paga bruto e lojtarit do të jetë 15 mln euro në vit, pra mbi 7 mln euro neto në vit. Ndërkohë, Bayern i ka paguar 22 milionë euro si bonus firme, pra sikur ta kishte riblerë, duke qenë se kontrata e tij skadonte në verë.

Davies mund të fitojë edhe më shumë bazuar te performanca, duke qenë se ka të përfshira disa klauzola me bonuse në kontratën e tij. Me pak fjalë, gjithsej ky operacion i madh do t’i kushtojë 120 mln euro Bayern-it.

Klubi, gjithsesi, i ka bërë llogaritë mirë. Alternativa për Davies do të ishte Theo Hernandez, i cili kushton 60 mln euro. Bayern zëre se ka blerë një mbrojtës të majtë për 22 mln euro.