Ballina Politika Berisha takon drejtuesit e Forza Italia, fokus te bashkëpunimi dhe zhvillimet në...

Berisha takon drejtuesit e Forza Italia, fokus te bashkëpunimi dhe zhvillimet në Shqipëri

55
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është takuar sot në Itali me kryetarin e Grupit Parlamentar të Forza Italia, Paolo Barelli, presidentin e Senatorëve, Maurizio Gasparri, si dhe deputetët e kësaj partie, Alessandro Battilocchio dhe Erica Mazzetti.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social në Facebook, Berisha zbardh detaje nga diskutimi me politikanët italian.

Berisha tha se takimi mes tyre ishte miqësor, ndërsa zbuloi se gjatë takimit diskutuan gjerësisht për bashkëpunimin e ngushtë dhe miqësor shumëvjeçar midis dy forcave politike dhe dy vendeve, si dhe për zhvillimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi.

Gjithashtu, Berisht tha se i informuam miqtë për zhvillimet më të fundit në Shqipëri.

“Miqtë na siguruan për mbështetjen e tyre të plotë ndaj Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare”, shkruan Berisha në Facebook.

Postimi i plotë

Takim i përzemërt me Kryetarin e Grupit Parlamentar të Forza Italia, Paolo Barelli, Presidentin e Senatorëve, Maurizio Gasparri, si dhe deputetët e kësaj partie, Alessandro Battilocchio dhe Erica Mazzetti.

Gjatë këtij takimi diskutuam gjerësisht për bashkëpunimin e ngushtë dhe miqësor shumëvjeçar midis dy forcave tona politike dhe dy vendeve tona, si dhe për zhvillimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi.

Gjithashtu, i informuam miqtë tanë për zhvillimet më të fundit në Shqipëri. Miqtë na siguruan për mbështetjen e tyre të plotë ndaj Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare.

Takimi ishte i hapur dhe miqësor!