Dy persona janë shpallur në kërkim, pasi u konfliktuan me sende të forta me një 48-vjeçar në Durrës, njëri prej tyre qëlloi me armë zjarri kallashnikov në ajër, me qëllim për ta kanosur atë. Policia njofton se ka arrestuar 48-vjeçarin e dhunuar me akuzën e moskallëzimit të krimit si edhe dy persona të tjerë për pengimin e zbulimit të së vërtetës.
Shtetasit e përfshirë në konflikt të cilët dyshohet se kishin qëlluar me armë gjatë konfliktit, kur kanë konstatuar shërbimet e Policisë janë larguar me shpejtësi me një automjet, të cilët janë identifikuar dhe shpallur në kërkim.
“Shtetasit Hamdi Llana, dhe Klajdi Senko, të cilët janë shpallur në kërkim, janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin Gentian Zeneli, të cilin e kanë dëmtuar me sende të forta dhe gjatë konfliktit kanë qëlluar me armë zjarri në ajër për ta kanosur atë”, njofton Policia.
Njoftimi i policisë Durrës:
U konfliktuan me sende të forta dhe njëri prej tyre qëlloi me armë zjarri kallashnikov në ajër, ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandaloi përshkallëzimin e konfliktit ndërmjet disa shtetasve.
Vihen në pranga 3 shtetas për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe Moskallëzimi i krimit”.
Shpallen në kërkim 2 shtetas të cilët dyshohet se qëlluan me armë zjarri dhe u konfliktuan me një 48-vjeçar.
Salla operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, ka marrë njoftim se në lagjen nr. 18, disa shtetas po konfliktoheshin me njëri – tjetrin dhe është qëlluar me armë zjarri. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit dhe arrestimin autorëve.
Shtetasit e përfshirë në konflikt të cilët dyshohet se kishin qëlluar me armë gjatë konfliktit, kur kanë konstatuar shërbimet e Policisë janë larguar me shpejtësi me një automjet, të cilët janë identifikuar dhe shpallur në kërkim dhe konkretisht shtetasit Hamdi Llana, dhe Klajdi Senko.
Në vijim të veprimeve hetimore, janë vënë në pranga shtetasit: Gentian Zeneli, 48 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.