Liverpool është eleminuar në mënyrë të papritur nga FA Cup, që në fazën e 1/16. Të besuarit e Slot pësuan disfatë 1-0 ndaj Plymouth, ekip ky i kategorisë së dytë të futbollit anglez.
Në Home Park (Plymouth), Hardie përktheu në gol një penallti, duke ndezur festën vendase në shkallët e stadiumit.
The Reds u hodhën në sulm në kërki mtë barazimit, por portieri irlandez Conor Hazard ruajti portën e paprekur, pas disa pritjeve fantastike. Liverpool, kështu, duhet të fokusohet në kompeticione të tjera.