Nga Namir Lapardhaja
I premtoi pushtetin për gjashtë muaj, i largoi edhe gjashtë vite të tjera larg pushtetit;
I premtoi forcimin, i dhuroi dobësinë;
I premtoi bashkimin, i shkaktoi përçarjen;
I premtoi parimet, i la në dorë perimet;
I premtoi primaret, presin përfitimin nga servilizmi;
I premtoi mosbindje civile, i çoi te pazari me pushtetin;
I premtoi opozitë ballore ndaj qeverisë, i shtriu të tërë barkas ndaj vetes;
I premtoi qeverinë teknike, degradoi në opozitë rakitike;
I premtoi që do bjerë ‘non grata’, u risolli në politikë ‘non gratat’ e pushtetit;
I premtoi dinjitetin, i depersonalizoi;
I premtoi garën, do t’i lërë Mulin të shpallë ‘rezultatin’;
I premtoi zgjerimin e aleancave, i degradoi te Ben Ahmetaj dhe Ilir Meta;
I premtoi rrëzimin e Ramës, bën thirrje për rrëzimin e Dumanit;
I premtoi masivitetin, i degradoi në minorancë qesharake;
I premtoi ngjalljen e besimit, ngjalli vetëm zhgënjim;
I premtoi shpresën, vijon t’i mbushë me gënjeshtra.
I premtoi gjithçka, nuk u dha asgjë.
Në fakt, mirë ua bën, përderisa vijojnë ta shijojnë talljen e tij.