Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e sotme në fshatin Shënkoll të Lezhës.
Sipas burimeve, një person ka qëlluar me pistoletë ndaj një automjeti, me qëllim për të vrarë një 33-vjeçar me të cilin ishte në konflikt, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.
Policia vendore tha se arrestuan pas hetimeve të dyshuarin Danjel Nikolli si autor.
“Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe vënë në pranga për veprat penale “vrasja e mbetur në tentativë” dhe “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, shtetasin D. N., 32 vjeç, (Danjel Nikolli), banues në Shënkoll, Lezhë. Ky shtetas për motive të dobëta është konfliktuar fizikisht me shtetasin E.T., dhe më pas ka qëlluar dy herë me armë zjarri pistoletë në drejtim të tij për ta vrarë”, njofton policia vendore.
Grupi hetimor ka marrë si provë materiale edhe armën e zjarrit me dy gëzhoja, kurse dosja i kaloi prokurorisë vendore.
Dyshohet se incidenti ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes dy të rinjve. Ndërkohë, Policia e Lezhës po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe nëse ka persona të tjerë të përfshirë në konflikt.