Ballina Kronika Punonjësi humbi jetën dje pasi ra nga lartësia, arrestohet pronari i banesës

Punonjësi humbi jetën dje pasi ra nga lartësia, arrestohet pronari i banesës

74
0

Ditën e djeshme, një 66-vjeçar ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga lartësia.
Policia e Tiranës sqaron se viktima ishte duke punuar në soletën e një banese, kur ka rënë nga kati i katërt i saj.

Ndërkohë është arrestuar pronari i banesës ku 66-vjeçari po punonte.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. G., 58 vjeç, pasi në banesën e tij ka humbur jetën shtetasi B. K., 67 vjeç, i cili duke punuar ka rënë nga lartësia” thuhet mes të tjerash në njoftimin e policisë.