Një makinë është djegur pasditen e kësaj të diele në lagjen nr.5 në Durrës.
Sipas të dhënave të para, pronari i mjetit dyshon se zjarrëvënia ka qenë e qëllimshme.
Edhe pse ndërhyrja e forcave zjarrfikëse ka qenë e shpejtë, automjeti tip “Skoda” është djegur plotësisht.
Fatmirësisht nga zjarri nuk ka patur të lënduar.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes teksa po heton në lidhje me rastin.