Në Kosovë po zhvillohen zgjedhje , ndërsa presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç i bëri thirrje serbëve të Kosovës të mbështesin Listën Serbe. Sipas tij kjo është e vetmja mundësi për të garantuar që kryeministri Albin Kurti nuk do t’i dëbojë ata.
“Po shfrytëzoj rastin t’u bëj thirrje të gjithë serbëve nga Kosova që të votojnë. Që të mos jetë e vështirë për ata që kanë nevojë për një ditë pushimi për të shkuar në shtëpitë e tyre.
Dhe për të votuar për Listën Serbe, sepse ajo është garancia e vetme që Kurti nuk do t’i dëbojë serbët nga Kosova. Lista Serbe është e vetmja listë që dëshiron të luftojë për interesat e popullit serb dhe që Kurti në asnjë mënyrë nuk mund të japë ryshfet.“, tha Vuçiç për gazetarët sipas mediave serbe.