Ballina Bota Aksidentohet autobusi në Guatemala, të paktën 30 të vdekur

Aksidentohet autobusi në Guatemala, të paktën 30 të vdekur

42
0

Të paktën 30 persona kanë vdekur pas një aksidenti me autobus të hënën në Guatemala.

Autobusi po udhëtonte në një rrugë të ngarkuar brenda dhe jashtë qytetit kur ra afërsisht 20 metra nga Puente Belice, një urë autostrade që kalon mbi një rrugë dhe përrua.

Presidenti i Guatemalës, Bernardo Arevalo shpalli tre ditë zie kombëtare dhe vendosi ushtrinë e vendit dhe agjencinë e fatkeqësive për të ndihmuar në terren.

“Unë qëndroj në solidaritet me familjet e viktimave që sot u zgjuan me një lajm rrëqethës. Dhimbja e tyre është dhimbja ime”, tha Arevalo në rrjetet sociale.