Ballina Politika Arrestimi i Veliajt/ “Duhej të ishte dënuar prej vitesh”, Blushi: Tentativë e...

Arrestimi i Veliajt/ “Duhej të ishte dënuar prej vitesh”, Blushi: Tentativë e dëshpëruar për të mbuluar aferat e Ramës

45
0

Reagimi i Blushit:

Arrestimi me regji, me 8 vite vonesë, me shumë delikatesë dhe me pekule i Erion Veliajt, tregon qartë fytyrën e Narkodrejtësisë apo drejtësisë së kapur për fyti nga Edi Rama, që teksa u kujdes maksimalisht të ruante sot imazhin e simbolit më të urryer të korrupsionit dhe krimit të organizuar në Tiranë, në anën tjetër rrëmbeu rreth 4 muaj e gjysëm më parë, në mënyrë të paligjshme dhe banditeske, me horra të maskuar, të armatosur rëndë, pa dokument identifikimi dhe me makina private, në mes të rrugës ish-Presidentin, ish-Kryeministrin, ish-Kryetarin e Kuvendit, Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili sot vijon të mbahet në izolim ekstrem pa prova dhe pa fakte penale.

Arrestimi me regji i Erion Veliaj nga struktura kriminale SPAK, që komandohet drejtpërdrejt nga kreu i Ramaformës, Alias Nesti Angoni, pikërisht në ditën kur në Tiranë, udhëheqësi i fushatës së Presidentit të SHBA Donald Trump, Chris LaCivita, e cilësoi Edi Ramën si kukull të Xhorxh Sorosit, nuk është gjë tjetër veçse një provë e re dhe flagrante e funksionimit të “Drejtësisë me Regji”, pikërisht nga “Afërmendshi” Altin Dumani i dekoruar personalisht nga Xhorxh Soros si Kampion i Mbrojtjes në fakt të Korrupsionit në nivelet më të larta.

Përpjekja e dëshpëruar e Kreut të Organizatës, Edi Ramës apo “Prindit 1” për të krijuar imazhin e rremë të sundimit të ligjit në Narkoshtetin sorosist të instaluar prej tij, duke shitur “Prindin 2” Erion Veliaj nuk është gjë tjetër veçse tentativë për të shkarkuar përgjegjësitë e rënda penale për aferat e tmerrshme korruptive të kryera në bashkëpunim në Bashkinë e Tiranës, siç dëshmoi edhe ish-Zv/Kryeministri Ahmetaj.

Erion Veliaj, i cili është denoncuar së pari nga Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe është prangosur prej kohësh nga Partia e Lirisë në sallën e Këshillit Bashkiak, duhet të ishte prej vitesh duke vuajtur dënimin për vjedhjet skizofrenike dhe të përbindshme, si dhe për krimet e shëmtuara dhe shumë të rënda që ka konsumuar në krye të Bashkisë së Tiranës, qysh ditën kur u bë publike firma e tij e paligjshme që I hapi rrugën inceneratorit fantazme të Tiranës.
Akuza zyrtare e ngritur ndaj Erjon Veliajt nga SPAK nuk është gjë tjetër veçse amnistim nga veprat e rënda penale për të cilat ai do duhet të përgjigjet deri më një.

Erion Veliaj pronari faktik i inceneratorit fantazëm të Tiranës, përgjegjës për vrasjen e Ardit Gjoklajt, mbi gjakun e të cilit ndërtoi edhe pasurinë e tij marramendëse të paligjshme, ka qenë pjesë themelore e realizimit të vjedhjes së shekullit përmes inceneratorit fantazmë të Tiranës, duke rrëmbyer kompetencat e Këshillit Bashkiak dhe dhënë miratimin në parim për studimin e fizibilitetit, duke future .

Erion Veliaj ka futur ne borxh per 30 vite qytetaret e Tiranes per nje vjedhje 500 milion euro.
Erion Veliaj ka lejuar zaptimin e 15 ha toke jashte teritorit te Lejes se Ndrtimit te Projektit te firmosur nga Edi Rama.
Erion Veliaj është kreu i organizatës kriminale 5 D, që zhvaste taksat e qytetarëve të Tiranës.
Erion Veliaj ka firmosur me dorën e tij dokumente të paligjshme dhe ka kryer deri në minutat e fundit pagesa të paligjshme për shërbime publike të pakryera.

Erion Veliaj është arkitekti dhe përfituesi kryesor i grabitjes me dhunë dhe terror të pronave të ligjshme të qytetarëve të Tiranës, urdhëruesi i shembjeve së qindra banesave me ekspertizë të manipuluar, duke lënë në qiell të hapur mijëra familje.
Erion Veliaj është shkatërruesit i trashëgimisë historike dhe kulturore të Tiranës, i Teatrit Kombëtar dhe shumë simboleve të kryqytetit që nën drejtimin e tij u bënë pluhur e hi për t’i hapur udhën ndërtimit të kullave të drogës.
Erion Veliaj është ortaku i Ndraghetas, që e ktheu Tiranën në lavatriçen gjigande të pastrimit të parave të pista të drogës dhe krimit të organizuar vendas dhe ndërkombëtar.

Erion Veliaj është shkatërruesi më i madh i gjelbërimit dhe mjedisit në Tiranë, që e shndërroi kryeqytetin në një dhomë të madhe gazi ku çdo vit humbin jetën të mitur e të moshuar për shkak të sëmundjeve në mushkëri që prodhon ajri i ndotur.
Partia e Lirisë që denoncoi e para, me qindra dokumente dhe me prova aferën e përbindshme të inceneratorëve ku është përfshirë kokë e këmbë Erjon Veliaj, falenderon të gjithë ata që iu bashkuan aksionit të saj politik dhe opozitar për shembjen e simbolit më të urryer të korrupsionit dhe krimit të organizuar në kryeqytet.
Partia e Lirisë është më e vendosur se kurrë për të qënë në ballë të betejës për shkatërrimin përfundimtar të Narkoshtetit dhe shkurtimit të ditëve të mbetura këtij regjimi kriminal, mizor, kleptokrat e përjashtues që ndërtoi Edi Rama, kukulla e Xhorxh Sorosit në Shqipëri, orët e të cilët po numërohen mbrapsht.
Shashka me arrestimin e Erion Velisë nuk mund të gënjejë askënd për sundimin e ligjit në Narkoshtetin sorosist të Edi Ramës.

Pas hekurave duhet të jetë një orë e më parë Kreu i Organizatës, Edi Rama, shefi i “Afërmendshit” Altin Dumani, që sot kreu veçse një porosi politike, në përpjekje të dëshpëruar për të pastruar fytyrën e tij dhe të shefit të tij, por që do të marrin përgjigjen më të hidhur nga shqiptarët në 11 Maj.