Biznesmeni Elman Abule është arrestuar me urdhër të SPAK. Ai më datë 9 janar 2025, u mor në pyetje katër orë nga ana e SPAK.
Mësohet se Abule është pyetur nga prokurorët si person në dijeni për çështjen në hetim ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Pas dëshmisë, ai refuzoi të komentonte para mediave. Abule u pyet një ditë pasi SPAK mori dëshminë e bashkëshortes se tij Marisa Nito.
Elman Abule, që rezulton lidhje miqësore e kryebashkiakut Erion Veliajt është pyetur, sipas burimeve, lidhur me udhëtimet që ka patur me të jashtë vendit, si dhe me punët që ka marrë në Bashkinë e Tiranës.