Ballina Lifestyle Egli Tako: Gjesti është i vetmi njeri që i besoj 100 për...

Egli Tako: Gjesti është i vetmi njeri që i besoj 100 për qind

42
0

Egli Tako ka diskutuar në ditën e sotme (e hënë) me Rozana Radin dhe Livia Brungën për Gjestin.

Ajo ka folur për raportin me të pasi në ditët e fundit ka pasur ulje dhe ngritje në mes tyre.

E njëjta thekson gjatë bisedës se nëse nuk flet ‘i ndikon në gjendjen e saj emocionale’.

Ndër tjerash, banorja thotë që ‘Gjesti është i vetmi njeri që i beson 100 për qind’.

Egli i thotë Livias gjithashtu se kanë folur pas letrës që lexoi, ku Gjesti kishte shënuar disa gjëra dhe kishte fshirë një vizatim të saj.

Sidoqoftë, ata nuk kanë zyrtarizuar akoma asgjë dhe janë thjesht miq të mirë në këtë format.

Gjesti këto kohë ka përmendur shpesh ish-partneren, me të cilën ka qenë në lidhje pesë vite.