Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar lidhur me praninë e konsulentit amerikan Chris LaCivita në Shqipëri, duke theksuar se ai nuk përfaqëson Donald Trump.
Në një postim të saj në rrjetet sociale, Kokalari argumentoi se fitorja e Trump në zgjedhjet e mëparshme ishte rezultat i mbështetjes së fortë nga baza e tij besnike dhe figura të tjera të njohura si Elon Musk, shumica e të cilëve, sipas saj, ishin të lidhur me ngjarjet e 6 Janarit.
Ajo thotë se LaCivita është një konsulentë i paguar nga milionat e korrupsionit të opozitës. Në SHBA, sipas saj nuk ka njerëz më të pacipë se konsulentët e paguar.
Reagimi i plotë i Evi Kokalarit:
Trump nuk fitoi nga Chris LaCivita.
Chris LaCivita eshte konsulent dhe nuk perfaqeson Trumpin ne Shqiperi.
Trump fitoi nga mbeshtetja e vazhdueshme e bazes se tij besnike, dhe nga Elon Musk – shumica e te ciles, fut ketu dhe mua, ishin pjese e 6 Janarit, ate dite qe Berisha na ka klasifikuar si ekstremist.
Chris LaCivita, fale fushates se fundit te Trumpit qe tashme e ka ne resume, po ben milliona te paguara nga korrupsioni i opozites.
Ne politiken Amerikane kemi nje shprehje – nuk ka gje me te ndyre se konsulentet e paguar. Jane njerezit me te pacipe
Gjithsesi, prezenca e Chris LaCivitas ne Tirane mund te ngrej moralin e opozites, por jo shanset per fitore.
Ne fakt, nese Berishës i hiqet non grata, kuptoni qe kjo eshte fasada per te mbuluar pagesen e rradhes, dhe fitorja e zgjedhjeve do perfundoi serisht tek Rama, sic e kam parashikuar me pare.
Heshtja per Sazanin nga ana e Berishes, po i kthen dividentet e investimit.