Në Kuvend, Pandeli Majko e nisi fjalën duke theksuar se ndodhej në një pozitë të vështirë përballë arrestimit të Erion Veliajt dhe ndaj situatës që ka ndodhur në Partinë Socialiste.
Ai theksoi se, përkundër pasojave të përballjes me këtë situatë, askush nga anëtarët e PS-së nuk ka hedhur akuza ndaj Dumanit, SPAK-ut, ambasadorëve apo figurave ndërkombëtare, duke sugjeruar se opozita po bën deklarata të pabaza dhe akuzat janë të tepërta.
Majko iu përgjigj dhe opozitës që kërkon të marrë pushtetin duke thënë se politika nuk është “radhë qumështi” dhe se ajo do të përcaktohet nga vota e popullit në zgjedhjet e ardhshme të 11 majit. Ai theksoi se “rada” nuk është diçka e thjeshtë, por ajo që do të vendoset te kutitë e votimit, ku do të përcaktohet kush është vlerësuar më shumë nga qytetarët.
Pandeli Majko: Ashtu si shumë kolegë të tjerë ndihem në pozitë të vështirë përpallë vetes, historisë së PS dhe publikut për atë që i ka ndodhur Veliajt, përveç fëmijës të gjithë familjarët e tij kanë urdhër nga gjykata.
Megjithatë asnjë nga ne ketu nuk u ngrit dhe të akuzonte Dumanin për mercenar, nuk u çua këtu dhe të akuzonte SPAK për organizatë kriminale. Nuk u çua këtu dhe të akuzonte ambasadoren amerikane me fjalor të pahijshëm, presidentin dhe ish sekretarin e shtetit.
Kam përshtypjen se keni një perceptim shumë të gabuar me kontraktuesin tuaj të paguar sidoqoftë emri i tij. Keni ide shumë të gabuar se sot në Shtete e Bashkuara të Amerikës gjithçka diskutohet për ju dhe me ju.
Unë e dëgjoj shpesh që thoni radha jonë është radha jonë, nuk është radhe kosi as qumështi, është zgjedhja e popullit shqiptar. Do takohemi te kutitë e votimit dhe do ta shikojmë se kush do të jetë radha e kujt. Kaq!