Ballina Politika Nga “opozitarë” në mbrojtës të lali Erit, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Nga “opozitarë” në mbrojtës të lali Erit, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

112
0

‘Shqipëria Bëhet’ e drejtuar nga Adriatik Lapaj dhe ‘Lëvizja Bashkë’ e drejtuar nga Arlind Qori, kanë lajmëruar protestë pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Sipas njoftimeve që janë bërë në faqet e tyre në Facebook, protesta do të zhvillohet përpara kryeministrisë, por në data të ndryshme.

‘Shqipëria Bëhet’ dhe ‘Nisma Thurje do të dalin sëbashku në protestë në datën 11 shkurt, pra ditën e nesërme, ndërkohë që nga ana tjetër, ‘Lëvizja Bashkë’ do të dalë në protestë në datën 12 shkurt.

Të treja subjektet politike kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama pas arrestimit të Veliajt, pasi sipas tyre, ai qëndron pas të gjithë këtyre zhvillimeve.

Lapaj shkruan në postimin e tij në Facebook se Rama nuk duhet të rrijë më asnjë orë në Kryeministri, shkruan A2 CNN.

“Edi Rama, jep dorëheqjen! Nesër do të jem në shesh përballë Kryeministrisë. Njofto ata që mendojnë se qeveria nuk duhet të rrijë më asnjë orë në ato zyra!”, ka shkruar Lapaj në faqen e tij në Facebook.

Ndërkohë që në faqen e ‘Lëvizjes Bashkë’ në Facebook shkruhet se Veliaj është kloni politik i kryeministrit Edi Rama dhe është sot në burg për 9 vepra penale.

“DORËHEQJE! Arrestimi i Erion Veliajt është një hap i rëndësishëm në vendosjen e drejtësisë në Shqipëri. Gjithsesi korrupsioni në Shqipëri shkon më lart, tek Edi Rama.

Sot Edi Rama duhet të ishte në burg bashkë me Erion Veliajn për inceneratorët, lejet e kullave në Tiranë, ligjin e investitorëve strategjikë dhe koncesionet e shumta. Kjo është detyra e institucioneve të drejtësisë.

Detyrë dhe e drejtë e qytetarëve është të kërkojnë të mos qeverisen më nga një kryeministër i fund e krye i korruptuar, kloni politik i të cilit sot është në burg i akuzuar për 9 vepra korruptive.

Në këto kushte, me përgjegjësinë më të lartë politike, Lëvizja BASHKË thërret të gjithë qytetarët në protestë të mërkurën në orën 18:00 përpara kryeministrisë. Edi Rama duhet të japë dorëheqjen një orë e më parë”, shkruhet në faqen e Lëvizjes Bashkë.