Ballina Politika Rasti i Fatmir Bekteshit: Trekëndëshi i Bermudës po bie, bashkë me brinjët...

Rasti i Fatmir Bekteshit: Trekëndëshi i Bermudës po bie, bashkë me brinjët dhe biznesmenët e përbashkët

89
0

Një ndër biznesmenët që sot i është caktuar masa e detyrimit për paraqitje, së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është Fatmir Bekteshi. Emri i tij nuk është i panjohur për publikun shqiptar, pasi ai është përfshirë në disa çështje të mëdha të lidhura me politikën dhe biznesin në vend.

Bekteshi është i njëjti biznesmen që figuron edhe në çështjen “Partizani”, së bashku me Jamarbër Malltezin dhe ish-kryeministrin Sali Berisha. Kjo nuk është rastësi, por një dëshmi e qartë se, pavarësisht deklaratave publike të luftës mes palëve, biznesmenët dhe oligarkët e lidhur me pushtetin mbeten të bashkuar pas skenës. E njëjta gjë rezulton edhe për biznesmentin Gentian Sula.

Ndërkohë që në publik Veliaj dhe Berisha shfaqen si kundërshtarë të ashpër, faktet tregojnë se ata ndajnë interesa të përbashkëta në prapaskenë. Në këtë rrjet ndikimi nuk mungojnë as oligarkët e afërt me kryeministrin Edi Rama, të cilët, siç është thënë shpesh, janë krijesa të Berishës. Me fjalë të tjera, trekëndëshi i famshëm politik në Shqipëri—Berisha, Rama dhe Meta—duket se po shembet, duke ekspozuar lidhjet mes biznesmenëve që deri tani fshiheshin pas fasadës së përplasjeve politike.

Rasti i Bekteshit është vetëm një tjetër shembull që tregon se si politika dhe biznesi mbeten të ndërthurura ngushtë në Shqipëri, duke krijuar një sistem të mbyllur ku interesat e përbashkëta mbizotërojnë mbi çdo retorikë publike./alfa prress