Ballina Politika “U arrestua me urdhër të Ramës për të shmangur vëmendjen nga fushata...

“U arrestua me urdhër të Ramës për të shmangur vëmendjen nga fushata e PD”, Këlliçi: Kukullat e Soros po çmontohen

44
0

Pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt, ka ardhur reagimi i parë nga Partia Demokratike.

 

Anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi, në një konferencë për media, është shprehur se “arrestimi i Erion Veliajt, është hapi i parë në çmontimin e plotë të infrastrukturës së George dhe Alex Soros në Shqipëri”.

 

Nderkohe që sipas Këlliçit arrestimi i Erion Veliajt erdhi dhe si pasoje e ‘tronditjes’ qe shkaktoi afrimi i krahut te djathte te fushates se Donald Trump ne PD. “Tronditja që shkaktoi ardhja e krahut të djathtë të Presidentit Trump, Chris LaCivita, çoi në urdhrin e menjëhershëm dhe të pashmangshëm të Edi Ramës për arrestimin e Erion Veliajt.

Edi Rama zgjodhi të arrestojë Veliajn pikërisht ditën e sotme, vetëm me qëllimin e sfumimit të lajmit të shumëpritur se Partia Demokratike dhe SHBA ecin përkrah njëra tjetrës, më fuqishëm dhe më të sigurta se kurrë”, theksoi demokrati..

 

Ndër të tjera ai u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen me PD për të fituar zgjedhjet e 11 majit.

“I bëj thirrje çdo qytetari shqiptar dhe çdo demokrati, që të bashkohemi dhe me vendosmëri ta çojmë fitoren tonë deri në fund. Ne do ta bëjmë të pamundurën të mundur”, thekson Këlliçi.

Deklarata e plotë e Këlliçit:

Të nderuar qytetarë,

Kjo javë nisi me dy zhvillime të shumëpritura për të gjithë qytetarët shqiptarë!

Chris LaCivita, drejtuesi i fushatës së Presidentit Donald Trump, dhe Shefi i Komitetit Kombëtar Republikan, nga dita e sotme do të drejtojë zyrtarisht fushatën e Partisë Demokratike dhe Kryetarit të saj Prof. Dr. Sali Berisha drejt fitores së zgjedhjeve të 11 majit.

Zoti LaCivita paralajmëroi në konferencën për shtyp, se kukullat e George Soros nuk mund të jenë më partnerë të SHBA-ve dhe ato do të çmontohen një nga një.

Atë që deri dje konsiderohej e pamundur, ne do ta bëjmë të mundur!

Tronditja që shkaktoi ardhja e krahut të djathtë të Presidentit Trump, Chris LaCivita, çoi në urdhrin e menjëhershëm dhe të pashmangshëm të Edi Ramës për arrestimin e Erion Veliajt.

Edi Rama zgjodhi të arrestojë Veliajn pikërisht ditën e sotme, vetëm me qëllimin e sfumimit të lajmit të shumëpritur se Partia Demokratike dhe SHBA ecin përkrah njëra tjetrës, më fuqishëm dhe më të sigurta se kurrë.

Gjej rastin të falënderoj ata qindra protestues dhe qytetarë të Tiranës, që për 44 javë me radhë protestuan para selisë së 5D dhe inceneratorit Tiranë, që formalisht quhet Bashkia Tiranë.

Falenderoj të gjithë ata burra dhe gra, të rinj, të reja e të moshuar që qendruan të palëkundur, gjatë 44 protestave në mbrojtje të interesit publik dhe në shërbim të qytetit të Tiranës.

Falenderoj po ashtu Grupin e Ekspertëve pranë Partisë Demokratike, për punën e tyre titanike, për orët e pafundme të zbulimit dhe dokumentimit të korrupsionit endemik në Bashkinë Tiranë dhe shërbimin e madh që i kanë bërë kryeqytetit.

Garantojmë qytetarët shqiptarë se arrestimi i Erion Veliajt, është hapi i parë në çmontimin e plotë të infrastrukturës së George dhe Alex Soros në Shqipëri.

Pas mbyllje së USAID, po shkon drejt mbylljes edhe Bashkia e Tiranës, dhe pas saj më 11 maj, edhe qeveria më e korruptuar në Europë, qeveria e Edi Ramës.

Ashtu siç premtoi pak orë më pare Chris LaCivita, ndikimi i Soros dhe kukullave të tij në vendin tone, do të shuhet përgjithmonë.

I bëj thirrje çdo qytetari shqiptar dhe çdo demokrati, që të bashkohemi dhe me vendosmëri ta çojmë fitoren tonë deri në fund.

Ne do ta bëjmë të pamundurën të mundur.

Është radha jonë!

Është radha jonë!

Është radha jonë!