Ballina Aktualitet 14-vjeçari në gjendje të rëndë nga meningjiti, flet drejtoresha e Shkollës në...

14-vjeçari në gjendje të rëndë nga meningjiti, flet drejtoresha e Shkollës në Durrës: Nxënësit në panik, nuk vijnë në mësim

117
0

Një fëmijë nga Durrësi është prekur nga meningiti akut. 14-vjeçari është shtruar të premten e javës së kaluar në spitalin e Durrësit dhe më pas u transportua në QSUT.

Drejtoresha e shkolles “Kushtrimi i Lirisë” Merita Bekteshi, që mezi i mban lotët për shkak se gjendja e nxënësit nuk është e mirë shprehet se sot ka pasur shumë mungesa në shkollë pasi prindërit janë në panik.

Ky është rasti i dytë në Durrës, pas vdekjes së 17-vjecares nga meningiti akut dy muaj më parë.

“Jemi vënë në dijeni mbrëmjen e djeshme (e hënë) pas procesit mësimor. Shkolla jonë bën mësim turn i dytë dhe e kemi mbaruar mësimin në 17:30 dhe në orën 19:00 jam vënë në dijeni nga mjekja epidemiologe e se nxënësi i klasës 8 B me iniciale H.A. ka dalë pozitiv me meningjit bakterial.

Mësimi vazhdon në shkollën “Eftali Koçi”, e cila është shkollë pritëse për klasat e shkollës “Kushrimi i Lirisë”, e cila po i nënshtrohet rikonstruksionit, ndaj bëjmë mësim turn i dytë.

Të premten ka qenë në shkollë nxënësi dhe nuk ka pasur shenja të gripit apo dicka tjeter. Sëmundja ka evuluar të shtunën e të dielën. Mjekja e NjVShK më ka thënë që nxënësit e klasës dhe mësuesit që kanë dhënë mësim në atë klasë duhet të marrin antibiotik. Ditën e sotme, mqs këtu bëjmë mësim dy shkolla, pyeta vetë nëse duhet bërë dezinfektim në shkollë, por më thanë që nuk është e nevojshme.

Sot, siç e prisnim në klasën e 8-të B, ka patur shumë mungesa në klasë për shkak të panikut. Gjendja e nxënësit të sëmurë është problematike dhe normal që prindërit e tjerë janë të shqëtësuar. Gjendja është kjo që është, por mendoj se s’ka nevojë për panik tek nxënësit e tjerë. Ky është rasti i dytë që ndodh në Durrës dhe është shqetësuese. Uroj që fëmija të shërohet”,- shprehet Bekteshiu