Ballina Europë Aksident i rëndë në Hamburg, treni përplas një kamion, 12 të lënduar

Aksident i rëndë në Hamburg, treni përplas një kamion, 12 të lënduar

51
0

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Hamburg, ku një tren i shpejtë ICE është përplasur me një kamion, duke lënë të lënduar të paktën 12 persona, njëri prej të cilëve është në rrezik për jetën.

Autoritetet njoftuan se personi i lënduar rëndë është dërguar në spital për trajtim mjekësor, ndërsa të tjerët janë shpëtuar pa pasur dëmtime. Rreth 269 pasagjerë në tren kanë shpëtuar të palënduar.

Aksidenti ndodhi pasditen e së martës në lagjen Rönneburg të Hamburgut, dhe aktualisht policia është duke punuar për evakuimin e trenit. Zyrtarët e zjarrfikësve janë angazhuar në operacionin e shpëtimit dhe trajtimin e të lënduarve.