Pa kaluar 24 orë nga arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj, Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me nënkryetarët në Bashkinë e Tiranës.
Kryeministri Edi Rama, sikurse duket në video, është parë teksa del nga ambientet e Bashkisë pas takimit të zhvilluar me nënkryetarët.
Ndërkohë, ende nuk dihet se çfarë është diskutuar mes tyre.
Pas arrestimit me urdhër të SPAK, burime bëhet me dije se brenda dy-tre ditëve, Erion Veliaj pritet t’i delegojë firmën njërit prej nënkryetarëve të bashkisë.