Ballina Politika Arrestimi i Veliajt “rroit” Ramën/ Shan live “F*ck, f*ck” dhe godet tavolinën!...

Arrestimi i Veliajt “rroit” Ramën/ Shan live “F*ck, f*ck” dhe godet tavolinën! Kështu e kam unë….Në fakt këtë gjë e dinim prej kohësh!

33
0

Kryeministri Edi Rama goditi tavolinë dhe fiku kameran gjatë një bashkëbisedimi Live me ndjekësit në rrjetet sociale gjatë rubrikës “Sy më sy”, ku komentoi arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Pas një problemi teknik pasi nuk i punoi linja e internetit, Rama shpërtheu duke thënë anglisht “F*ck u, f*ck u”.

Më pas Kryeministri mbylli Live dhe u rikthey sërish në rrjetet sociale për të bashkëbiseduar me ndjekësit.

Rama u shpreh se është një njeri pasionant dhe ka shpërthimet e tij kur gjëra nuk shkojnë siç duhet.

“Kështu e kam unë, jam njeri pasionant kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç duhet. Kam shpërthimet e mia, si ata që drejtojnë një skuadër dhe nuk bëhet goli”, deklaroi kreu i qeverisë.