Kreu i LZHK, deputeti Dashamir Shehi ka reaguar pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj me urdhër të SPAK.
Shehi uroi prokurorët e SPAK për punën e tyre, që sipas tij, nuk tërhiqen para asnjë pale politike. Shehi tha se SPAK ka dhënë shenja të forta se po punon dhe shtoi se shpresonte që Prokuroria e Posaçme t’i dilte për zot deri në fund zotimit të tyre.
“E dyta duhet t’i bëj prap një urim atyre të SPAK që kanë kurajon dhe nuk tërhiqen përpara asnjë pale, edhe atyre që janë quajtur të paprekshëm deri më sot.
Për këtë nuk dua të përfundojnë njerëz nëpër burgje, nuk ja uroj askujt, por është një shenjë e mirë që ky institucion po punon dhe uroj të vijojë kështu dhe t’i dalin për zot asaj që kanë marrë përsipër”, tha mes të tjerave Shehi.