Ballina Kronika Bënin namin me vjedhje makinash në Sarandë, arrestohen 2 persona, shpallet në...

Bënin namin me vjedhje makinash në Sarandë, arrestohen 2 persona, shpallet në kërkim bashkëpuntori i tyre (Emrat)

38
0

Komisariati i Policisë Sarandë ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Focus”, i cili ka goditur veprimtarinë kriminale në fushën e vjedhjes së pasurisë dhe ka vënë autorët përpara përgjegjësisë penale.

Në kuadër të këtij operacioni, janë identifikuar tre autorët e dyshuar të vjedhjes së katër motomjeteve, nga të cilët dy janë arrestuar, ndërsa një tjetër është në kërkim. Po ashtu, janë sekuestruar dy motomjete të vjedhura.

“Finalizohet nga Komisariati i Policisë Sarandë, operacioni policor i koduar “Focus”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pasurisë dhe për vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale.

Identifikohen 3 autorët e dyshuar të vjedhjes së 4 motomjeteve. Vihen në pranga 2 prej tyre Klajdi Hadushi dhe Orgest Jonuzi, punohet për kapjen e tjetrit. Sekuestrohen 2 motomjete të vjedhura.

Kreu 3 vjedhje ndërkohë që ishte në kërkim për të njëjtën vepër penale, vihet në pranga 24-vjeçari Elton Dauti”, njofton policia.