Ballina Politika Blushi publikon live dokumentin: 14 akuza për Ramën te dosja amerikane e...

Blushi publikon live dokumentin: 14 akuza për Ramën te dosja amerikane e McGonigal. Meta në burg pa fakte!

61
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, i ftuar në Programin e drekës në News24 me Nisida Tufën ka publikuar një dokument, që ai thotë se është tepër i rëndësishëm, që ka lidhje me hetimin e dosjes së ish-agjentit të FBI, Charles McGonigal në SHBA.

Blushi u shpreh se në këtë dokument ka 14 akuza për Edi Ramën te dosja amerikane e MCGonigal. Ai tha se pavarësisht se ka 14 akuza në drejtim të Ramës në këtë dosje, ai nuk është thirrur asnjëherë në SPAK.

Tedi Blushi: Meta sot në burg është pa prova e fakte. Për çështjen e pretenduar të lobimit nuk ka person të dënuar në Shqipëri dhe në Amerikë. Nuk ka shkelje të ligjeve shqiptare dhe amerikane nga Meta, sepse faktet do ishin bërë publike. Ka një fakt. Është ky dokument i drejtësisë amerikane për çështjen MCGonigal. Në këtë akt-akuzë Edi Rama përmendet 14 herë.

Zoti MCGonigal është dënuar në Amerikë dhe po vuan dënimin e nga ana tjetër kemi SPAK, që as e ka thirrur Ramën për këtë çështje. Meqë jemi te lobimet, dua t’ju tregoj shqiptarëve foton e Ramës me Obamën. Për këtë foto, ka person të dënuar në Amerikë, është Bilali, që është dënuar në SHBA për këtë lobim të paligjshëm. Tek lobimi i Metës nuk ka asnjë provë që ka diçka të paligjshme. Një ish zyrtar u mor me këtë çështje dhe Altin Dumani e transformoi nga anëtar të PL në Rilindas.