Ballina Sport Cristiano Ronaldo me statujë në mes të Nju Jorkut

Cristiano Ronaldo me statujë në mes të Nju Jorkut

40
0

Nga Beqir Sina

Një skulptur e lartë 12 foot dedikuar legjendës së futbollit Cristiano Ronaldo, u zbulua mesjavën e kaluar (të mërkurën)në  sheshin Times Square të qytetit të Nju Jorkut, për të nderuar futbollistin e famshëm në ditëlindjen e tij të 40-të.

Cristiano Ronaldo, ndoshta futbollisti më i madh i të gjitha kohërave, ka zbuluar figurën e tij më të fundit prej dylli në muzeun më të madh të dyllit në botë, “Madame Tussauds” New York.

I nxitur nga vetë CR7, publiku  njujorkez portugezfolës dhe fansat e tij festuan arritjen e tij të fundit duke iu bashkuar G.O.A.T në pozën e tij të famshme “siuuuuu” me famë botërore.

Tifozët e tij festuan duke kënduar frazën e tij legjendare me thirrjet e forta “Siuuu”, thirrje entusiaste karakteristike që portugezi e përdor pas çdo goli, e cila është bërë sinonim i karrierës së tij.

Kjo pamje festive u demonstrua gjerësisht nga reagimi entuziast i tifozve nga zona e Tri-Shtetshit në ditëlindjen e tij të 40-të, ku qindra tifozë u mblodhën fillimisht në Times Square – New York City , për të parë zbulimin e statujes në nder të tij, e cila ishte zbukuruar me ngjyrat e kombëtares portugeze.

Festimet për Ronaldon në zbulimin e statujës së tij në sheshin Times Square, ishin nga tifozët nga e gjithë bota, ku mes tyre ne dalluam dhe një grup tifozësh shqiptaro-amerikan.

Shtypi amerikan shkruan se ndonëse tani ai ndodhet në Arabinë Saudite dhe prej disa vitesh është jashtë futbollit europian, Cristiano Ronaldo, ende ka një ndikim të madh në skenën e futbollit botëror.

Momenti epik tërhoqi vëmendjen e një turme brohoritëse, ndërsa Ronaldo u dha një mesazh personal fansave të tij, i përforcuar nga agjencia e destinacionit të vendit të tij të lindjes Visit Portugal, nëpërmjet jumbotronë  në zemër të qytetit të Nju Jorkut.

Ronaldo u mahnit kur takoi personalisht figurën e tij prej dylli, veçanërisht ngjashmërinë e flokëve dhe syve të tij. “Ky është dylli? po tallesh?” citohet të ketë thënë Cristiano Ronaldo.: “Fytyra është e pabesueshme. Imagjinoni dy Ronaldo!”

Sergio Furnari i lindur në Caltagirone, Siçili Itali, dhe i rritur në Nju Jork, skulptori qe u bë i famshëm me skulpturën “Ora e drekës në një rrokaqiell”si një “shpërblim”për heronjtë e ndërtimit të Amerikës, eshte autori i statujes prej dylli së futbollistit te famshem portuges Cristiano Ronaldo.

(Skulptura e Furnarit “Ora e drekës në një rrokaqiell” ne Nju Jork, ishte e frymëzuara nga fotografia e famshme e njëmbëdhjetë punëtorëve duke ngrënë drekë në një rrez e dielli “gjatë ndërtimit të Rockefeller Center në 1932.)

Ndersa , tani artisti italo anerikan Sergio Funari, krijoi skulpturën prej dylli 12 foot-tall të lartë për Ronaldon jo vetëm si një sportist, por si një ikonë kulturore që ka frymëzuar miliarda njerëz në mbarë botën, shkruan shtypi njujorkez.

Ronaldo, tashmë në dekadën e tij të dytë, vazhdon të impresionojë me paraqitjet e tij. Ai është aktualisht golashënuesi më i mirë në Arabinë Saudite, pasi ka shënuar 15 gola për Al Nasr, ndërsa së fundmi ka shënuar dy gola kundër Al Wasl, duke e çuar totalin e golave të tij në karrierë në 923.