Në një konferencë për mediat, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka theksuar rëndësinë e ditës së djeshme, duke e quajtur një moment historik për fushatën elektorale dhe për Shqipërinë.
Ai ka komentuar mbi angazhimin ndërkombëtar dhe mbështetjen që ka marrë partia, veçanërisht nga Chris Lacivita, bashkëkryetari i menaxhimit të fushatës.
“Të dashur qytetarë, çdo qytetar duhet ta ketë të qartë se Chris Lacivita, me kërkesën planetare që ekziston për të bashkëpunuar me të, fisnikërisht zgjodhi Partinë Demokratike të Shqipërisë. Ai, jo rastësisht, është ai që Rama e quajti ‘punëtor i Trump’, sikur të ishte kopshtar i Donald Trump,” u shpreh Sali Berisha gjatë konferencës.