Ballina Bota Donald Trump i jep detyrë të re Richard Grenellit

Donald Trump i jep detyrë të re Richard Grenellit

59
0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka emëruar Richard Grenellin, udhëheqës të qendrës “Kennedy” për arte skenike, në Washington.

Ky vendim erdhi pasi Trump e caktoi veten kryeshef të kësaj qendre kulturore.

“Jam i kënaqur të njoftoj se Ric Grenell do të shërbejë si Drejtori Ekzekutiv i Përkohshëm i Qendrës Kennedy. Ric ndan vizionin tim për një EPOKË TË ARTË të Arteve dhe Kulturës Amerikane dhe do të mbikëqyrë operacionet e përditshme të Qendrës. Asnjë shfaqje drag ose propagandë tjetër anti-amerikane — vetëm më e mira. Ric, mirë se vjen në botën e shoubiznesit”, ka shkruar Trump në Truth Social.

Te premten Trump ka njoftuar për shkarkimin e bordit të qendrës “Kennedy”.

Qendra “Kennedy”, mban mijëra ngjarje çdo vit dhe është shtëpia e Orkestrës Simfonike Kombëtare dhe Operës Kombëtare të Washingtonit.