Ballina Politika Komisioni i Ligjeve miraton ndryshimet në Kodin Zgjedhor, votimi të enjten

Komisioni i Ligjeve miraton ndryshimet në Kodin Zgjedhor, votimi të enjten

38
0

Komisioni i Ligjeve ka miratuar ndryshimet e propozuara në Kodin Zgjedhor, të cilat do të kalojnë për votim në seancën plenare të Kuvendit të enjten.

Ndryshimet përfshijnë mbulimin e kostove të postes për votën e diasporës nga shteti, si dhe numërimin e votës nga komisionerë partiakë. Gjithashtu, është miratuar afatizimi i mëtejshëm për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputet.

Propozimi ka kaluar me votat e maxhorancës, ndërsa Partia Demokratike ka votuar kundër.