Ballina Sport Legjenda e Manchester United: Amorim e ka kokën të turbullt, ja ku...

Legjenda e Manchester United: Amorim e ka kokën të turbullt, ja ku duhet ndërhyrë

37
0

Paul Scholes, legjendë e Manchester United, nuk beson se “Red Devils” kanë bërë një gabim duke kontraktuar Ruben Amorim, megjithëse mendon se koka e trajnerit portugez mund të jetë “shkrirë” pas vetëm disa muajsh në detyrë.

“Nuk mendoj se ishte vendimi i gabuar (kontraktimi i Amorim), sepse ai hyri në një kaos dhe ende ndihet në kaos.

Por forma në kampionat, mënyra se si po luajnë tani dhe kompeticionet e kupave… Siç thashë më parë, një shqetësim i madh për mua është fakti që po kërkojmë një të majtë”, filloi të thoshte ish-lojtari i Anglisë në programin ‘The Overlap’.

“Blejnë një (Dorgu) dhe kjo më tregon që koka e tij (Amorim) është pak e turbullt dhe e ngatërruar tani, sepse e vendos atë si mbrojtës të djathtë dhe e mban Dalot majtas.

Çfarë po ndodh këtu? Ka disa gjëra që janë shqetësuese. Ka shumë gjëra që ai duhet të bëjë, të gjithë e dimë këtë, veçanërisht gjatë dritareve të transferimeve, por nuk shoh një grup lojtarësh.

Mendoj se është e nevojshme të merret një portier i ri, ndoshta dy mbrojtës qendrorë, dy mesfushorë qendrorë dhe dy sulmues qendrorë”, tha Schols.

“Kanë nevojë për një shtyllë kurrizore dhe, nëse nuk e arrijnë këtë herë, mund të duket qesharake, por forma që ata kanë pasur që nga momenti që Amorim ka marrë detyrën mund të çojë në një luftë për mbijetesë”, përfundoi Scholes.