Livia Brunga, banorja e “Big Brother”, ka pasur një surprizë të veçantë nga Mevlan Shaba. Vetëm pak ditë më parë, ajo mori një mesazh emocionues nga ai në “Big Love”, ku ai i shprehu dashurinë duke i thënë se “zgjohet me të dhe fle me të”, pavarësisht asaj që ka ndodhur jashtë.
Livia tregoi se ky mesazh ishte një befasia e madhe për të, pasi ka kaluar disa momente të vështira jashtë. Ajo u shpreh se asnjëherë nuk ka provuar një dashuri më të fortë dhe se ndjenjat që ka për Mevlanin janë të paimagjinueshme.
“Për mua ishte surprizë shumë e madhe sepse kanë ndodhur disa gjëra shumë të rënda jashtë,” tha Livia ndërsa përlotej nga fjalët e tij. Ajo shtoi se pas këtij mesazhi ka pasur mundësinë të flasë me Mevlanin dhe të sqarojnë disa çështje.
Kjo marrëdhënie ka marrë vëmendje të madhe, pasi vetëm disa muaj më parë, gjatë pjesëmarrjes së Mevlanit në “Big Brother Kosova”, u zbulua se ai do të bëhej baba për herë të parë.