Ballina Aktualitet Naomi Campbell takohet me kryeministren tajlandeze për të ndihmuar industrinë e modës

Naomi Campbell takohet me kryeministren tajlandeze për të ndihmuar industrinë e modës

47
0

Supermodelja Naomi Campbell u takua me kryeministren tajlandeze Paetontarn Shinawatra në Bangkok për të diskutuar mbi zhvillimin e industrisë së modës në vend.

Ajo ishte e ftuar nga ish-kryeministrja Thaksin Shinawatra, i cili kërkoi këshillat e saj për të ndihmuar modelët e rinj tajlandezë të arrijnë sukses ndërkombëtar.

Gjatë vizitës, Campbell mahniti me një veshje elegante Chanel, duke treguar edhe një herë ndikimin e saj në botën e modës, shkruan DailyMail.

Ajo diskutoi mbi mënyrat për ta kthyer Tajlandën në një qendër globale të modelingut dhe modës përmes bashkëpunimeve strategjike dhe shkëmbimeve kulturore.