Është ndarë nga jeta, pas një sëmundje të rëndë Aqif kacmoli, i njohur si “profesori” elektrikes dhe më pas një nga zërat më kurajoz të problemëve që kishin pronarët. Lajmin për Bulevard news e ka bërë të ditur vetë djali i tij, i cili ka thënë se babai ka ndërruar jetë në Romë, pas inetresimit të familjes për një kurim të specializuar, por që nuk e fitoi dot betejën. Aqif Kacmoli u lind në Durrës me 1 shkurt të vitit 1956. Duke qenë pjesë e një familje që paragjykohej nga shteti komunist për shkak të statusit si ish pronarë, Aqifi do të merrte drejtimin në formimin e tij në degën elektrike. Ai do të bëhej një nga specialsitët dhe njohësit më të mirë në këtë fushë duke punuar deri në vitin 1991 në UMB Durrës. Me ardhjen e demokracisë dhe rënien e sistemit komunist Aqifi si shumë durrsakë të tjerë emigroi në Itali, ku jetoi dhe punoi për shumë vite. I njohur si një mbështetës i flaktë i PD, ai u rikthye në atdhe para vitit 2005 duke shpresuar në rikthimin e mundshëm të PD në pushtet, gjë e cila u bë faktike. Arsimimi në degën elektrike dhe përvoja që kishte fituar jashtë vendit në këtë degë, nisur edhe nga nevojat që kishte arsimi profesional, do ta emëronin mësues në shkollën “Beqir Cela”, dega elektrike, ku fitoi respektin e nxënesve dhe kolegëve për njohuritë dhe aftësitë e tij në këtë degë. Në vitin 2014, do të pushohet padrejtësisht nga puna duke i rikthyer fantazmën komuniste të përndjekjes, padrejtësi që e vendosi në vend gjykata duke e quajtur politik dhe të paligjshëm largimin e tij nga puna. Më pas ai ka qenë pjesë aktive e strukturave të PD duke dhënë kontributin e tij gjithashtu edhe në problematikën dhe vështirësitë që hasnin pronarët.