Ballina Politika Pakti i ri/ “Mosbindja Civile” shkon sërish dëm, Berisha bashkon prapë votat...

Pakti i ri/ “Mosbindja Civile” shkon sërish dëm, Berisha bashkon prapë votat me Ramën!

96
0

Ndërsa opinioni publik është i tëri i përqendruar tek arrestimi i Veliajt, PS dhe PD kanë gjetur sërish marrëveshjen për votën e diasporës. Më saktë, bëhet fjalë për “zbythje” të opozitës pas disa javësh deklaratash se nuk do të votonte ndryshimet e propozuara nga Damian Gjiknuri. Kur në fakt ka ndodhur pikërisht kështu. Deputetët e Berishës kanë votuar sot në Komisionin e Ligjeve variantin e PS.

Në mbledhjen e sotme u vendos:

• PS – Heqja e pagesës së postës për dërgimin e votave të diasporës. Ishte PS që e vendosi këtë kusht më 26 korrik të kaluar. Sigurisht, PS-së i intereson tashmë që ka ndërmarrë një valë masive patronazhimi në diasporë. Mesa duket, ato vota që i mungojnë brenda Shqipërisë kërkon t’i kompensojë me votat e patronazhuara të diasporës, tashmë duke marrë përsipër që t’ua paguajë me paratë e buxhetit të shtetit. Pra, praktikisht në mes të fushatës po “blen” votat e diasporës në interes të vet.

• PS – U pranua ndryshimi i afateve, një lëvizje që shkon në favor të PS-së. Sistemi i patronazhimit të votës në diasporë i jep më shumë avantazh qeverisë. Frika se, me afatet aktuale, shumë vota me postë mund të mbërrinin me vonesë, pra pas 11 majit, shtyu PS-në të propozojë zgjerimin e afateve, me qëllim që çdo votë diaspore e patronazhuar për PS të mos shkojë dëm.

• PS – U pranua krijimi i një komisioni dypartiak për numërimin e votave, duke siguruar që asnjë votë nga jashtë nuk mund të kalojë pa miratimin e dy partive të vjetra.

• PD – Nuk u pranua votimi i shqiptarëve me dokumente të rregullta të huaja, duke përjashtuar kështu një numër të madh qytetarësh (së paku 150 mijë) që, ndonëse janë shtetas shqiptarë, nuk do të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike.

Kjo marrëveshje, e kaluar pa shumë vëmendje, me gjasë është tregues i një rruge që po shtrohet për të arritur ndoshta dhe dakordësi të tjera për çështje me interes të përbashkët.

Siç, për shembull, është qëndrimi ndaj SPAK. Asnjë nga palët nuk nxitoi ta publikonte si sukses, edhe pse në fakt ishte Sali Berisha ai që pranoi gjithçka të propozuar nga Rama, duke mos plotësuar asnjë nga kërkesat e veta.

Duke njohur qëndrimet e Berishës, kjo lë hije dyshimi se diçka dhe diku tjetër, në hije, ka marrë nga Rama./VNA.al