Për çdo 400 shqiptarë ka tashmë një organizatë jo-fitimprurëse, pjesa më e madhe shoqata, ndjekur nga fondacionet e qendrat.
Me qëllimin kryesor të mbrojtjes së të drejtave të individëve, “biznesi” i OJF-ve ka marrë hov si kurrë më parë. Në total, në vend numërohen 5 mijë e 761 të tilla.
“Janë shumë faktikisht pasi OJF-të aktive, domethënë ato që kanë vërtetë impakt në jetën e përditshme mund të numërohen me gishtat e duarve dhe nuk e kalojnë një numër dyshifror”, tha eksperti i ekonomisë, Pano Soko.
Të dhënat tregojnë se vetëm në pesë vitet e fundit janë krijuar 804 organizata të reja jo-fitimprurëse. Në gati 6 mijë organizatat jo-fitimprurëse, punojnë pak më shumë se 9 mijë individë. Megjithëse në rritje, ky numër tregon tregon për një raport të ngushtë mes subjekteve të regjistruara dhe personave kontribuues.
“Ka qenë një biznes i mirë për Shqipërinë. OJF-ja është parë…fakti që Shqipëria erdhi nga komunizimi dhe pati një periudhë tranzicioni, kjo gjëja synoi të rriste kapacitetin absorbues të shoqërisë që të arrinim nivelin e civilizimit të vendeve të tjera”, tha më tej Soko.
Për shkak edhe të statusit ligjor, organizatat jo-fitimprurëse në vend kontrollohen pak. Gjatë gjithë vitit të shkuar administrata tatimore kreu vetëm 13 kontrolle në këto etnitete. Në vitin 2019, Moneyval ngriti shqetësimin se organizatat jo-fitimprurëse përmbanin risk të lartë të pastrimit të parave.
SPAK thotë se ka zbuluar një skemë të ngjashme korruptive, krijuar mes kompanive dhe organizatave jo-fitimprurëse të bashkëshortes së kyebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj dhe një grupi biznesmenësh pranë tij, me vlerë transaksionesh prej më shumë se 1 milion euro.
“Ky është fakt. OJF-të janë përdorur për të pastruar para duke shfrytëzuar atibutet që vijnë vijnë si pasojë e fondeve me origjinë të panjohur”, tha Soko.
Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se pjesa më e madhe e OJF-ve në vend, mbi 62 për qind janë përqendruar në kryeqytet, ndjekur nga Shkodra, Durrësi, Elbasani dhe Fieri. Numri i tyre prite të rrudhet në vijim pas pezullimit dhe ndërprerjes të fondeve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Zvicra. (A2)