Policia e Lezhës ka dhënë detaje nga plagosja me armë që ka ndodhur në lagjen “Nënë Tereza”.
Sipas hetimeve, ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti për motive të dobëta, ku shtetasi L.N., rreth 23 vjeç, ka plagosur me pistoletë Egzon Gegën, 30 vjeç. Gega është dërguar menjëherë në spitalin e Lezhës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur kërkimet për kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.
Njoftimi i Policisë:
Në hyrje të qytetit të Lezhës, në lagjen Nënë Tereza, gjatë një konflikti për motive të dobta dyshohet se shtetasi L.N, rreth 23 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin E.G, rreth 30 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.