Ballina Kosovë Rezultatet e zgjedhjeve, reagon Kim Mehmeti: Ja kush e ‘ndihmoi’ Kurtin në...

Rezultatet e zgjedhjeve, reagon Kim Mehmeti: Ja kush e ‘ndihmoi’ Kurtin në fitoren e 9 shkurtit

41
0

Publicisti shqiptar Kim Mehmeti, ka reaguar në lidhje me zgjedhjet parlamentare në Kosovë dhe fitoren e LVV dhe Albin Kurtit.

Përmes një postimi në Facebook tregoi se kush ndikoi në fitoren e LVV-së, ku tha se atë e ndihmuan kritikët e ngarkuar me urrejtje patologjike ndaj Kurtit, e të cilët, nuk i do dhe nuk i beson populli.

Në këtë pikë, Mehmeti përmendi edhe ‘klanet’ që drejtohen nga Grenelli, e që duke goditur Kurtin, e rritën mbështetjen për të.

“Si do qoftë, edhe kësaj radhe Kosova i dëshmoi mbarë shqiptarisë se ajo nuk është Shqipëri që duron dikush ta tallë atë duke e sunduar me batuta dhe duke e bërë ‘atdhe’ të krimit dhe hajnisë, se ajo nuk është as Maqedoni ku politikanët shqiptare heshtjen shkaku i injorancës dhe mosdijes politikanët e shesin si urtësi, pra ajo dëshmoi se ishte dhe mbeti boshti më i shëndosh patriotik e politik i shqiptarisë”, shkroi publicisti, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Kim Mehmeti: Për fat të tij, Kurtin e urrejnë ata që nuk i donë e nuk i beson populli!

Edhe këto zgjedhje parlamentare në Kosovë i fitoi Lëvizja Vetëvendosje. Pa dyshim se fitoren e saj e ndihmuan edhe kritikët e ngarkuar me urrejtje patologjike ndaj Kurtit, e të cilët, për fat të tij, nuk i donë dhe nuk i beson populli.

Në masë të madhe, fitoren e VV-së e ndihmuan edhe ata të ‘klanit’ të drejtuar nga miku i Vuçiqit – Grenelli, e ku bëjnë pjesë të gjithë që nuk e kuptojnë se sado i vogël të jetë një popull, nuk guxon atë ta përbuzësh duke besuar se mund ta blesh dinjitetin e tij dhe se, me muskujt e të fortit, do mund të shkelësh mbi krenarin e tij.

Pra zgjedhjet parlamentare në Kosovë përfunduan. Ndërkohë mediat raportojnë se kryetari i AAK-së paska deklaruar se assesi nuk do bëhet pjesë e qeverisë së VV-së, duke mbetur e paqartë se kur dhe ku kësaj partie Kurti i ka ofruar bashkëqeverisje?

Kur jemi te partitë tjera duhet thënë se drejtuesve të LDK-së do u nevojitet edhe një shekull që ta kuptojnë se të sotmen politike nuk mund ta blesh e ta stolisësh me të shkuarën e lavdishme. 

Ndërkohë mbete e vërteta se as fitorja nuk të lejon që Kosovën ta ngarkosh me fjalorë politike, i cili nuk I ka hije asaj.  Dhe assesi nuk mund to arsyetohen deklaratat për ‘kohët e hajvanisë’ sepse ajo kurrë nuk ka jetuar në kohë të tilla, por vetëm në ato ta hajnisë.   

Si do qoftë, edhe kësaj radhe Kosova i dëshmoi mbarë shqiptarisë se ajo nuk është Shqipëri që duron dikush ta tallë atë duke e sunduar me batuta dhe duke e bërë ‘atdhe’ të krimit dhe hajnisë, se ajo nuk është as Maqedoni ku politikanët shqiptare heshtjen shkaku i injorancës dhe mosdijes politikanët e shesin si urtësi, pra ajo dëshmoi se ishte dhe mbeti boshti më i shëndosh patriotik e politik i shqiptarisë.